Lojtarët shkatërruan zhveshtoren, Tirana paguan dëmet: dy ndeshje pezullim për Selmanin e Kastriotit

Komisioni i Etikës e Disiplinës ka nxjerrë vendimet mbi sjelljet e pahijshme të tifozëve të skuadrave, por edhe vetë lojtarëve. Si në rastin e lojtarëve të Tiranës, që shkaktuan dëme të konsiderueshme në dhomat e zhveshjes. Pas fitores në minutat shtesë 1-0 me Kastriotin në Elbasan Arena, ekzaltimi i lojtarëve vazhdoi në dhomat e zhveshjes. Tani Disiplina ka vendosur që Tirana, “për sjellje të gabuar të lojtarëve pas përfundimit të ndeshjes”, të dëmshpërblejë dëmet sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Gjoba ndërkohë për Erzenin, Bylis e Kukësin, të gjithë për sjellje të gabuar të tifozerisë. Ndërkohë, kartoni i kuq i marrë nga Adolf Selmani në minutën e 92′ të Tirana-Kastrioti do ta mbajë jashtë fushës për dy javë mbrojtësin.

 

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 03.05.2023
1. KF Erzeni, dënohet për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2. KF Bylis e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. Lojtari i KS Kastrioti, Adolf Selmani, e pëson për sjellje josportive ndaj kundërshtarit. Në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. KF Tirana dënohet për sjellje të gabuar të lojtarëve pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të neneve 64/1, 64/4 dhe 64/5 të KDS. Klubi urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

5. KF Kukësi e pëson për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv. Në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top