Flet Agron Shehaj: Zhgënjimi nga rezultati dhe ku mendoj se gabuam

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj në Parlament dha një intervistë të shkurtër për emision in “Opinion” në Tv Klan. Nga një shkollë në “Shkozë”, e cila po shërben për numërimin e votave Shehaj tha se ishte i zhgënjyer nga rezultati i deritanishëm i zgjedhjeve.

Sipas tij partia Mundësia ka pasur një rezultat të mirë në kryeqytet, ku pretendon të marrë mandatin e dytë, por shtoi se në fshatra rezultati nuk ishte aspak i mirë.

“I zhgënjyer. Ishte nën pritshmëritë. Duhet thënë se kemi një rezultat shumë më të mirë në Tiranë dhe qytete, kurse në fshatra rezultati nuk ishte aspak i mirë. Jemi shumë afër një tjetër mandati dhe jemi këtu në çdo qendër numërimi për të luftuar për çdo votë, që çdo votë e Partisë Mundësia të numërohen të gjitha.

Nuk u nisëm për të marrë sa më shumë deputetë, sepse unë mendoja që të merrnim sa më shumë deputetë jashtë se sa brenda, apo se e kisha më të lehtë unë të bëhesha deputet më lehtë jashtë partisë, sesa brenda. Filluam një projekt politike, ky është vetëm hapi i parë, do donim që të ishim më mirë. Por, të jesh forca e tretë politike në Tiranë, do bëjmë një analizë, por nuk mendoj se është rezultat zhgënjyes.

Ne jemi një parti e re 10 muaj që kemi ekzistuar. Nuk kemi struktura si partitë e reja. Në fshatra informacioni nuk ka shkuar, nuk na kanë kuptuar. Shiko ne jemi të vetëdijshëm që garojmë në Shqipëri, ku nuk jemi aspak në kushte të barabarta. Nuk ka shkuar gjithçka, çfarë nuk ka shkuar në zgjedhjet e mëparshme. Por, ne nuk duhet të japim justifikime, ne duhet të gjejmë një zgjidhje”, – tha kreu i partisë Mundësia.

Shehaj u pyet nëse do të pranonte zgjedhjet, por tha: “Pak rëndësi ka se çfarë themi ne”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top