Xabi Alonso do të drejtojë Real Madrid nga data 1 qershor 2025 – do të jetë ai që do të udhëheqë “Blancos” në Kupën e Botës për Klube. Mungon ende njoftimi zyrtar, por prej disa orësh emri i ish-mesfushorit të përfaqësueses spanjolle është gjithnjë e më pranë “Casa Blanca” dhe Florentino Perez duket gati të investojë menjëherë për të përforcuar skuadrën: me trajnerin e ri do të vijnë edhe tre lojtarë që do të jenë menjëherë në dispozicion për turneun e ri të FIFA-s.
Lajmin për mbërritjen e afërt në Madrid të tashmë ish-teknikut të Leverkusen Xabi Alonso e ka dhënë Josep Pedrerol nga “El Chiringuito” orët e fundit, duke përjashtuar mundësinë që Santiago Solari të merrte drejtimin e skuadrës për turneun në SHBA, siç ishte parashikuar fillimisht. Trajneri spanjoll do të firmosë një kontratë trevjeçare për të nisur projektin e tij me “Blancos”, sapo të konfirmohet largimi i italianit Carlo Ancelotti.
EXCLUSIVA @jpedrerol
"El REAL MADRID fichará a ARNOLD, a un CENTRAL y a un LATERAL IZQUIERDO".
‼️ "Los tres viajarán al MUNDIAL de CLUBES con XABI ALONSO". pic.twitter.com/lrUHoqFxu0
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) May 11, 2025
Xabi Alonso me Real në Kupën e Botës për Klube
Gjithçka gati. Nuk ka më dyshime: Xabi Alonso do të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madrid dhe do ta drejtojë klubin spanjoll që në Kupën e Botës për Klube në SHBA. Pasi u rregullua situata me Carlo Ancelotti, Florentino Perez dhe drejtuesit merengues kanë shkuar “all-in” mbi teknikun bask, i cili do të largohet nga Bayer Leverkusen pas ndeshjes së fundit të Bundesligës dhe do të transferohet në kryeqytetin spanjoll për të nisur një faqe të re të karrierës së tij.
Përveç trajnerit të ri, në Shtetet e Bashkuara tifozët e Real Madrid mund të shohin edhe tre përforcime të reja për të forcuar skuadrën: manifestimi i FIFA-s do të shërbejë si një provë gjenerale për sezonin e ardhshëm të Madridit, por skuadra spanjolle me siguri do të synojë të shkojë deri në fund.
Kush do të jenë tre përforcimet e Real Madrid?
Identikitët që qarkullojnë këto orë i referohen një anësori të djathtë, një mbrojtësi qendror dhe një mbrojtësi të majtë. Për sa i përket anësorit të djathtë nuk ka dyshime, pasi do të jetë Trent Alexander-Arnold, ndërsa për dy profilet e tjerë ka ende disa pikëpyetje.
Në Madrid është drejt përfundimit epoka Ancelotti, por Real tashmë është i projektuar drejt së ardhmes me spanjollin Xabi Alonso.