Garë e ngushtë PS-PD nga votat e diasporës, ja rezultatet e para

Janë numëruar 1,660 zarfe nga gjithsej 194,889 të mbërritura nga diaspora në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Rezultatet paraprake tregojnë një garë të ngushtë mes dy forcave kryesore politike, me Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) që kryeson me një epërsi të lehtë ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë (PS).

Rezultatet e deritanishme:

PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM): 726 vota (43.9%)

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS): 705 vota (42.7%)

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB): 117 vota (7.1%)

Partia Mundësia: 35 vota (2.1%)

Partia Socialdemokrate (PSD): 34 vota (2.1%)

Lëvizja Bashkë: 21 vota (1.3%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 10 vota (0.6%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 4 vota (0.2%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 0 vota

Lëvizja Atdheu (LA): 0 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 0 vota

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top