Me një foto, Rama jep mesazhin e parë që nga nisja e numërimit

Me një foto në orën 05:30 të mëngjesit, ndërsa shumica e qytetarëve ende flinin, Edi Rama zgjodhi të flasë me simbolikë. Në rrjetet sociale, ai postoi një foto të lindjes së diellit, ku horizonti është larë nga ngjyra rozë, ndërsa në caption shkruan thjesht: “Çfarë agimi ky sot.”

Në kampin e Partisë Socialiste, dielli i Ramës lexohet qartë: një paralajmërim për një fitore të thellë dhe të projektuar prej javësh. Burime të ndryshme nga komisionet zgjedhore flasin për një shumicë potencialisht prej 80 mandatesh për socialistët, një shifër që jo vetëm i garanton Ramës një mandat të katërt, por edhe e vendos Parlamentin nën kontroll të plotë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top