Ndërprerja e seancave, Haradinaj paralajmëron se do ta dërgojnë rastin në Kushtetuese

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha sot se kanë përgatitur një kërkesë për vlerësim dhe do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që të vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimeve të marra në Kuvend. Haradinaj tha se sot do të kenë konsultohet me PDK dhe LDK-në, në mënyrë që 10 deputetë t’i drejtohen Kushtetueses.

“Të gjitha vendimet, si për mënyrën e votimit, ndërprerjen e seancave, situata e mosnxjerrjes në votim të kandidates, për të gjitha këto do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë…”, tha ai.

Kosova po përballet me një ngërç politik teksa partitë nuk po dakordësohen për konstituimin e Kuvendit. Sot u mbajt seanca e 13 në Kuvend e cila dështoi si në seancat e mëparshme. Partitë opozitare kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top