Sot finishi i fushatës elektorale/ PD dhe PS mbyllin “maratonën”

Sot, të premtën e 9 majit do të mbyllet zyrtarisht fushata e elektorale për të gjitha partitë në vend. Ashtu si nisja edhe mbyllja e fushatës ka një rëndësi të madhe dhe partitë i kushtojnë një vëmendje të veçantë që rrugëtimi 1 mujor të ketë finishin e duhur.

Ndonëse në zona të ndryshme të Tiranës, opozita dhe PS do të mbajnë takimin përmbyllës të fushatës në orën 19:00. Sheshet kryesore të kryeqytetit nuk do të jenë të disponueshme për partitë për shkak të dy aktiviteteve madhore që po zhvillohen paralelisht.

Sheshi Skënderbej pret Giro d’Italia që këtë vit përfshin edhe Tiranën në itinerarin e saj. Për pasojë, partitë kryesore kanë zgjedhur zona të tjera tjera. Përkatësisht Partia Socialiste do të mbyllë fushatën në fushën pranë Parkut Olimpik në zonën e Komunës së Parisit.

Demokratët nga ana tjetër në orën 19:00 do të mbyllin fushatën te Bulevardi i Ri pranë ish-Stacionit të Trenit. Pas përmbylljes së aktiviteteve politike, e shtuna do jetë heshtje zgjedhore ndërsa të dielën e 11 majit shqiptarët do të shkojnë drejt qendrave të votimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top