Zyrtare/ Dinamo – Partizani ndryshon datë: do të luhet më 10 maj në “Elbasan Arena”

Finalja e vogël, ajo për vendin e tretë e të katërt në Abissnet Superiore, do të luhet gjithësesi, edhe pse këtë herë vetëm për statistikë. Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në Final 4 e kanë siguruar prezencën në Europë për sezonin e ardhshëm, kështu që suksesi do të jetë moral. Dinamo City – Partizani, e vlefshme për vendin e tretë/katërt në “Abissnet Superiore”, do të zhvillohet më 10 maj, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në fakt, përballja për vendin e tretë dhe të katërt, ku pjesëmarrës janë Dinamo e Partizani, fillimisht ishte e planifikuar për t’u luajtur më 9 maj në Elbasan. Ky ndryshim vjen për shkak të zhvillimit të garës ndërkombëtare Giro d’Italia në datat 9, 10 dhe 11 maj në Shqipëri, gjatë së cilës një pjesë e rrugëve do të jenë të bllokuara.

Vendimi është marrë pas konsultimeve me Policinë e Shtetit dhe në dakordësi me klubet Dinamo City dhe Partizani.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top