Në prag të luftës India dhe Pakistani, 29 civilë të vdekur dhe 46 të plagosur

Sulmet që ndodhën gjatë natës midis Indisë dhe Pakistanit po shkaktojnë shqetësim global, pas vdekjes së 29 civilëve (26 në Pakistan dhe 3 në Indi). Nga sulmet mësohet se kanë mbetur të paktën 46 të plagosur dhe rrëzimin e pesë avionëve luftarakë indianë.

Armiqësitë që i çojnë të dy vendet në prag të një lufte të re – e shtata në historinë e tyre – filluan me Operacionin Sindoor, në të cilin Delhi njoftoi se kishte synuar “infrastrukturën terroriste” në nëntë lokacione në Pakistan dhe pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga Pakistani.

Pakistani u përgjigj duke rrëzuar të paktën pesë avionë luftarakë të Forcave Ajrore Indiane, duke e quajtur këtë një “akt lufte” nga ana e Indisë. Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze tha se Pakistani i ka dhënë një përgjigje të përshtatshme Indisë.

India ka akuzuar Pakistanin për përfshirje në sulmin ndaj turistëve hindu në Kashmirin e administruar nga India në prill që mori jetën e 26 personave, përfshirë një qytetar nepalez. Sulme të synuara u kryen në nëntë vendndodhje të infrastrukturës terroriste në Pakistan dhe në Xhamu dhe Kashmir të pushtuar nga Pakistani.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top