Rama: Kush nuk voton nr 5, të rrijë në shtëpi

Kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij në rubrikën “Sy m’Sy” në rrjetet sociale tha se beson në anëtarësimin e vendit në Europë.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve që në 11 maj të zgjedhin mundësinë e duhur për ta. Më tej shtoi se ata që nuk votojnë numrin 5 në fletën e votimit, të votojnë për një nga kandidatët për deputetë.

Duke iu drejtuar qytetarëve, Rama tha se nëse nuk e bëjnë as këtë, mos të votojnë për opozitën por të rrinë në shtëpi.

“Me mend në kokë në datën 11. Takimi me historinë kërkon që të mblidhemi të gjithë te 5. Te PS. Kush nuk e bën dot këtë kapërcim le ta vërë te një nga kandidatët e listës preferenciale, një votë aty se ua kemi dhënë të gjitha qarqeve grupet dhe skuadrat, mundësitë që i duan të djathtë, të majtë, gra, vajza e djem, nga zona e tyre, nga zona pranë, si t’i duan. I kanë të gjitha zgjedhjet. Nëse pastaj as këtë s’e bëjnë dot, të mos shkojnë në kënetë por të rrinë në shtëpi.”, tha Rama.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top