Rama: Kush e nënvlerëson këtë popull përfundon si bufi i kënetës

Kryeministri Edi Rama teksa po iu përgjigjej pyetjeve të komentuesve në rrjet u shpreh se mandatin e katërt e do për shkak se janë ende shumë probleme për tu adresuar.

Rama u shpreh më tej se populli shqiptar nuk duhet nënvlerësuar apo etiketuar si dele. Ai shtoi se ky popull i ka mbijetuar situatave të shumta të historisë për të ardhur deri këtu, për shkak se sipas tij mban brenda “shpirtin evropian”.

“Jam bërë kurioz të shof se me ça merren njerëzit që komentojnë. Disa profile fallco, disa te vërtetë. Disa totalisht të bllokuar nga këneta. Realitetin e pagave që pagën mesatare e kishim poshtë 300 e kusur euro, sot e kemi mbi 800. Është një realitet me ndryshim të vazhdueshëm, me probleme. Prandaj e duam mandatin e katërt, se ka probleme për të adresuar.

Ky popull të jep ujë në bisht të lugës jo ty por edhe mua kush nuk e merr seriozisht këtë popull, kush e konsideron dele, përfundon siç ka përfunduar bufi i kënetës bashkë se sojin dhe sorrolopin e tij politik. Ky popull ka bërë udhëtim të gjatë për të ardhur këtu. I ka mbijetuar situatave dhe furtunave të historisë në mënyrë të hatashme. Një popull i vogël që ka qenë target i politikave të fuqive të mëdha për t’u asimiluar komplet në kohëra të tjera kuptohet, që ka rrezikuar të humbasë gjuhën, se edhe atë iu përpoqën t’ia merrnin, që ka rrezikuar të mbetet me një alfabet tjetër për tjetër, ka mbijetuar dhe ka ardhur deri këtu se mban brenda shpirtin evropian pavarësisht se në pamje të jashtme mund të duket si të duash ti.”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top