Romani i fundit i Donika Vajza me violine i Flamur Bucpapaj arrin sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar

NJOFTIM PËR SHTYP
Romani i fundit i Donika Vajza me violine i Flamur Bucpapaj arrin sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar

Autori i njohur shqiptar Flamur Bucpapaj ka arritur një sukses të madh me romanin e tij më të fundit, i cili është shitur në rreth 90 mijë kopje në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Paris dhe Romë.

Shtëpia botuese prestigjioze Penguin Random House e ka botuar librin në Nju Jork dhe në shtete të tjera të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke konfirmuar kështu përmasat ndërkombëtare që ka marrë vepra e autorit.

Me këtë arritje të re, Flamur Bucpapaj forcon pozicionin e tij si një zë i fuqishëm në letërsinë bashkëkohore botërore. Edhe pse “Koha ikën” – siç e sugjeron edhe titulli i romanit – fjalët e tij mbeten të pranishme kudo, në eter, si një mineral jetik për jetën shpirtërore.

Rreth autorit
Flamur Bucpapaj është një shkrimtar, dhe gazetar i shquar shqiptar. I njohur për reflektimet e tij të thella mbi identitetin, kohën dhe shoqërinë, ai ka botuar një sërë romanesh dhe vëllimesh me tregime që kanë gjetur jehonë të gjerë në mbarë Ballkanin dhe më gjerë. Letërsia e tij ndërthur dimensionin personal me atë politik, historinë me ekzistencialen, duke fituar vlerësime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top