Bayern Munich, kampion nga “divani” në Bundesliga! Leverkusen gabon me Freiburg

Bayern Munich është Kampion i Gjermanisë për herë të 34-të në historinë e tij. Pavarësisht barazimit në fundin e ditës së djeshme kundër Leipzig, bavarezët mund të festojnë fitimin e Meisterschale falë barazimit 2-2 në transfertë të Bayer Leverkusen në fushën e Freiburg në javën e 32-të. Në funksion të mbijetesës, goditje e rëndësishme nga Kiel, që fiton 3-1 në fushën e Augsburg dhe shpreson ende në play-out.

FREIBURG–BAYER LEVERKUSEN 2-2

E lëshon terrenin Bayer Leverkusen, që barazon vetëm në fund 2-2 në fushën e Freiburg-ut dhe i lejon Bayern Munich-ut të festojë titullin e tridhjetë e katërt të Bundesligës në historinë e tij. “Aspirinat” nisin mjaft mirë, por me kalimin e minutave inercia kalon në anën e vendasve. Në minutën e 44’ Freiburg e zhbllokon ndeshjen, falë një goditjeje të fortë nga distanca të Eggestein. Pas pushimit, skuadra e Xabi Alonso nuk reagon, dhe në minutën e 48’ vjen edhe një goditje tjetër: Manzambi çon një top në qendër nga e majta dhe Hincapié e devijon fatkeqësisht në portën e tij, për autogolin që vlen 2-0.

Kuqezinjtë, pas pësimit të golit të dytë, përpiqen në mënyrë të vakët të ngushtojnë diferencën, duke ia dalë në minutën e 82’ me Wirtz. Miqtë gjejnë forca edhe për të barazuar në minutën e 93’ me golin e Tah, por nuk mjafton për të shmangur festën e Bayern Munich. Me këtë 2-2 Freiburg-u ngjitet në 52 pikë, ndërsa Bayer Leverkusen mbyll në vendin e dytë me 68 pikë, dy javë nga fundi.

AUGSBURG–KIEL 1-3

Goditje e rëndësishme në funksion të mbijetesës nga Kiel, që imponohet me rezultatin 3-1 në fushën e Augsburg. Vendasit përpiqen të administrojnë zotërimin e topit gjatë pjesës së parë, por në minutën e 25’ kalojnë në disavantazh me penalltinë e shndërruar në gol nga Machino. Pesëmbëdhjetë minuta më vonë, skuadra e Holstein dyfishon, me Bernhardsson që mposht Dahmen për herë të dytë. Pjesa e parë mbyllet me miqtë në avantazh prej dy golash, por menjëherë pas pushimit vjen edhe goli i tretë: në minutën e 51’ Skrzybski shërben sërish për Bernhardsson, që shënon dopietën personale për 3-0.

 

Në gjysmëorën e fundit të pjesës së dytë, bardhekuqtë përpiqen me çdo mënyrë të ngushtojnë rezultatin, por arrijnë vetëm golin e nderit me Mounié në minutën e 90’. Me këtë 3-1, Kiel ngjitet në 25 pikë, tashmë vetëm një pikë larg vendit të gjashtëmbëdhjetë që të çon në play-out (të zënë nga Heidenheim me 26). Augsburg mbetet në kuotën e 43 pikëve, në vendin e njëmbëdhjetë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top