Real Madrid thyen 3-2 Celta Vigo e i bën presion Barcelonës para ‘el Clasico’

Real Madrid mposhti Celta Vigo në javën e 34-t të La Liga dhe i përgjigjet fitores që Barcelona siguroi një ditë më parë. Goli i Arda Güler dhe dygolëshi i Mbappé vlejnë fitoren 3-2 në “Bernabeu”: Blancos rikthehen kështu në -4 pikë nga Blaugranat, një javë para “El Clasico” në kampionat. Ancelotti dhe Flick do të përballen të dielën e ardhshme në “Montjuïc”: Barça fillimisht do të fluturojë drejt “San Siro” për ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e Champions League ndaj Inter.

REAL MADRID–CELTA VIGO 3-2

Pasi kaloi zhgënjimin e finales së Kupës së Mbretit të humbur në kohën shtesë ndaj Barcelonës fundjavën e kaluar, Real Madrid rikthehet në fushë për të provuar të qëndrojë në ndjekje të Barçës të paktën në kampionat, meqë në javën e ardhshme Blancos dhe Blaugrana do të përballen në një tjetër Clasico të La Ligës. Ancelotti e rikthen Mbappé në formacion pas tre ndeshjesh, me Vinicius Jr, Bellingham dhe Arda Güler që vepronin pas francezit në mesfushë. Mbrojtja është mjaft e improvizuar për shkak të mungesave të shumta nga dëmtimet dhe pezullimet.

Celta Vigo përpiqet të përfitojë menjëherë me Marcos Alonson, por Courtois ndal një gjuajtje të rrezikshme në minutën e 7′. Nuk mbetet pas as Guaita në portën tjetër, por ish-portieri i Crystal Palace nuk mund të bënte asgjë përballë kryeveprës së Arda Güler në minutën e 33′: turku e dërgoi topin në trekëndëshin e largët me një të majtë të fuqishme dhe të saktë. Real Madrid kaloi në epërsi 1-0, ndërsa Mbappé dyfishoi avantazhin në minutën e 39′: Courtois ndali tentativën e barazimit nga Borja Iglesias dhe në kundërsulm, ish-sulmuesi i PSG-së shënoi golin e 2-0. Francezi realizoi sërish në minutën e 48′, duke vulosur 3-0 “galaktik” dhe duke arritur kuotën e 24 golave në La Liga (vetëm një më pak se Lewandowski).

 

Celta Vigo tentoi të rikthehet në lojë në minutën e 69′ me golin e Javi Rodriguez për 3-1 dhe e trembi Bernabeun në minutën e 76′ me 3-2 e Swedberg, pas një asisti të shkëlqyer nga Iago Aspas. Ish-sulmuesi i Liverpool shërbeu më pas me thembër për Duran tre minuta më vonë, por Courtois ndali në dy kohë barazimin befasues të miqve. Bernabeu dridhet, i vetëdijshëm për rëndësinë e tre pikëve, por në fund të ndeshjes mund të marrë frymë i lehtësuar.

Real Madrid regjistron fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe ngjitet në kuotën e 75 pikëve, duke u rikthyer në -4 nga Barcelona kryesuese: të dielën e ardhshme Blancos dhe Blaugrana do të përballen në një Clasico vendimtar për fatin e kësaj La Lige. Celta Vigo mbetet në kuotën e 46 pikëve, në garë të plotë për zonën e Europa League në renditje.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top