Kreu i qeverisë, Edi Rama pretendon se fushata e 14 majit është ndryshe nga herët e tjera, pasi sipas tij nuk kanë kundërshtarë konkret por po punojnë që të përmirësojnë situatën në disa qytete.
“Në të gjitha fushatat kjo është një fushatë ndryshe, nuk e ndjej si një betejë si të tjerat me kundërshtarë konkret. Duke e parë nga afër bilancin, kemi bërë gjëra të mira në bashki, qytetet janë të pastra, përjashto Shkodrën. Akoma sot vazhdojnë kazanët mbushen me plehra rrinë me ditë në rrugë. Qytetet è una sot nuk kanë probleme me ujin e pijshëm, sot mbulojmë më shumë sesa mbulohej përpara 90-tës. Në te gjitha qytetet nuk është refreni “do t’ju sjellim ujë”, pjesa më e madhe e ka. Tirana është më e vështira se ka një rritje të madhe të popullsisë. Është shumë e rëndësishme të përmirësojmë bilancin. Nuk është fushatë konfrontuese, kemi preferuar ta mbajmë komunikuese, nuk janë kundërshtarët në sensin e përplasjes. Kemi shumë pak bashki që janë në diskutim”- tha Rama në Wake up
Kryeministri bëri një koment edhe për të gjithë kritikët e këngës që ka zgjedhur për fushatën e zgjedhjeve vendore.
“Nuk është tallava, është kombinim mes hip hop me muzikën tradicionale. E shijoj shumë edhe tallavanë. Tani këta hundëhollët e buzëhollët që kanë problem me tallavanë, ju siguroj që nuk e kanë dëgjuar kurrë Bethoven nga fillimi deri në fund”, tha Rama.