Interi “rezervist”, ai që Simone Inzaghi hodhi në fushë kundër Veronës duke menduar për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions me Barcelonën, bëri atë që duhej në San Siro: fiton (1-0). Dhe i përgjigjet Napolit që kishte fituar në fushën e Lecces me një gol të mesfushorit të kombëtares kuqezi Kristjan Asllani.
Tre javë nga përfundimi i kampionatit, gara për titull është ende e hapur megjithëse zikaltërit janë -3 nga skuadra e Antonio Conte (74 pikë ndaj 77 të napolitanëve në krye). Mjaftuan gjashtë minuta, koha për të marrë një penallti pas një prekjeje me dorë të Valentini në zonë. U desh konfirmimi nga VAR para se arbitri Manganiello, të akordojë penalltinë: mbrojtësi i Hellas e kishte prekur me dorën e djathtë pasimin e Arnautovic në zonë për Correa. Nga pika e bardhë shkoi Asllani që me qetësi mposhti Montipò.
Asllani: “Ne besojmë”
“Duam të përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, e dimë sa e vështirë është por besojmë”. Pas fitores së Inter ndaj Veronës, Kristjan Asllani karikon skuadrën për kthimin e të martës kundër Barcelonës. “Tifozët kanë qenë gjithnjë aty, edhe në ndeshjen kundër Bayern Munich na nxitën shumë. Presim shumë prej tyre edhe të martën: do të jenë lojtari ynë i 12 në fushë”, tha Asllani për InterTV.
Nga kreu nuk lëshohet asnjë centimetër as në Serie A. Kështu, para se të qepin stemën trengjyrëshe në gjoks, napolitanët duhet të përballen me zikaltërit. Ngarkesa emocionale që trajneri u ka dhënë lojtarëve ka qenë elektrizuese. Edhe pse në vend të tij ishte zëvendësi Farris (për pezullimin e pranuar lidhur me çështjen e ultrasve), efektet kanë qenë të njëjta. Kush doli në fushë nuk i bëri të ndiheshin mungesat e titullarëve të lënë të pushojnë, të atyre të pezulluar apo të dëmtuar. Është rasti i Lautaro Martinez, i cili në fushën e Meazzas është, por vetëm për të qëndruar pranë shokëve të skuadrës.
Si është gjendja e argjentinasit?
A do të arrijë të rikuperohet për Champions? Kjo është pyetja që vërtiten në kokat e tifozëve. “Demi” pësoi në ndeshjen e parë të Kupës një shtrirje të muskujve fleksorë të kofshës së majtë. Lojtari mund të bëjë vetëm një gjë për momentin: të pushojë muskulin dhe pastaj të përpiqet të punojë mbi të për të qenë në dispozicion ndaj blaugranave. Mes nesër dhe të hënës do të ketë më shumë siguri, në një drejtim apo në tjetrin.
Sa i përket ndeshjes me Veronën. Mjaftoi administrimi i zakonshëm e ftohtëa e treguar nga Asllani te penalltia për të siguruar tre pikët ndaj një kundërshtari që në pjesën e parë nuk arriti kurrë të bëhej vërtet i rrezikshëm, përveç një diagonaleje të Sarr që u ndalua pa shumë probleme nga Martinez, dhe në pjesën e dytë u pa me një goditje të Suslov që përfundoi në rrjetën e jashtme.