“Çyryk! Delenxhi! Do t’ju hamë të gjallë”/ Ç’ndodhi mes Edi Ramës dhe Tomor Alizotit

Një deklaratë e drejtuesit politik të PD-së për qarkun e Elbasanit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Tomor Alizoti e ka përfshirë atë në replika me kryeministrin Edi Rama. Gjatë një takimi të zhvilluar në Librazhd, Alizoti i paralajmëroi kundërshtarët që të mos preknin votën.

“Një mesazh për ju që jeni cepave dhe u shkoni njerëzve nëpër shtëpi për t’ju marrë votat. Mos harroni që ne kemi mundur baballarët tuaj, që kishin tanke, polici dhe ushtri! Juve do t’ju hamë të gjallë!”, – tha ai.

Kjo deklaratë është sjellë në vëmendje nga kryeministri Rama gjatë një takimi në Kuçovë

“Ludoviku thoshte do u hamë të gjallë’. Kështu, Ludovik i them Tomor Alizotit, për shkak të një personazhi në një film. Ky është çyryk, nuk është normal” – tha Rama.

Këtyre fjalëve Alizoti u është përgjigjur në rrjetet sociale.

“Ti Edvin Kristaq Rama, do mbetesh një delenxhi, sepse i tillë ke lindur. Ti je pasardhës i gjysmë-opingës, dhe do mbetesh përgjithmonë i tillë. Para meje, ti je soj delenxhiu, si dje, si sot, si përgjithmonë”, – shkruan ndër të tjera Alizoti.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top