PD padit në SPAK ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë

PD ka paditur penalisht ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë, Besa Spahon për ato që opozita i quan shkelje të rënda të ligjit zgjedhor.

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Korçës, Ivi Kaso u shpreh se Besa Spaho është paditur në SPAK së bashku me enturazhin e saj, që sipas tij janë përfshirë në blerjen e votave për PS si edhe në vepra si shantazhi ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

“E kemi paditur në SPAK atë së bashku me enturazhin e vet, drejtorët rajonalë të AKU-së, hipotekës, tatim taksave të cilët janë turrur për të blerë votat e PS, janë turrur për t’iu bërë presion dhe shantazh bisneseve dhe qytetarëve për të votuar personalisht Besa Spahon.

Paralajmërojmë të gjithë këta banditë zgjedhorë, duke filluar nga Niko Peleshi, duke vazhduar te Besa dhe gjithë enturazhit të tyre që pas datës 11 Maj përveçse me demokratët dhe PD do të përballen dhe do të kenë hesapet e tyre me drejtësinë.

I ftojmë qytetarët që të votojnë të qetë në 11 Maj sepse vota e tyre është e garantuar, do të ruhet dhe do të mbrohet. PD është në krye të detyrës, është duke monitoruar gjithçka dhe duke ia referuar SPAK sikundër Besën dje dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe te partnerët tanë ndërkombëtarë. Në 11 Maj së bashku me votën e qytetarëve që do të votojnë masivisht nr 1. Të gjithë së bashku kemi për të bërë ndryshimin”, tha Kaso.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top