Calvin Harris, baba për herë të parë!

Calvin Harris dhe prezantuesja, Vick Hope, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Aludimet u nxitën gjatë një interviste në BBC Radio 1 që Hope, pati me aktoren Florence Pugh për serialin “Thunderbolts” të Marvel.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, prezantuesja shihet me barkun e rrumbullakosur.

Menjëherë pasi intervista u publikua, Hope ndau foto të saj shtatzënë në Instagram. Ajo gjithashtu e rindau postimin në Instagram Stories duke shkruar: “Shumë gjëra kanë ndodhur kohët e fundit”.

Lajmi vjen afërsisht dy vite pas martesës së tyre intime në Angli, në shtator të vitit 2023. Ata u panë për herë të parë së bashku në fillim të 2022-it dhe shumë shpejt nisën thashethemet për fejesë, pasi Vick Hope u shfaq me një unazë diamanti në Chelsea Flower Show.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top