Thyerja e raportit mes PSG dhe Lionel Messi është e parregullueshme. Lamtumira në fund të sezonit është thuajse e sigurt dhe argjentinasi ka vendosur të prishë plotësisht mardhënien me klubin. Lëvizja e Pleshtit ka ardhur në këtë finale të sezonit ku francezët duhet ende të fitojnë kampionatin (vetëm pesë pikë përpara Marseille). Messi, pas humbjes kundër Lorient, fluturoi në Arabinë Saudite për arsye komerciale. Argjentinasi injoroi kështu stërvitjen e kërkuar si dënim nga klubi dhe Galtier pas paraqitjes së keqe të së dielës. Në fakt, Messi nuk ka ndryshuar planet e tij dhe siç raporton L’Equipe, ai as që është munduar të lajmërojë. Titulli në faqen e parë të gazetës franceze është elokuent: “Mashtrimi”.
Argjentinasi ka zgjedhur të mos anulojë takimet e tij në Arabinë Saudite, ku ai është një nga imazhet e Federatës së Futbollit të Riadit. Messi duhet të fillonte kështu promovimin e ofertës së tyre për Kupën e Botës 2030, por ndërkohë ka krijuar kaos në Paris.
Në qershor, rrugët mes Messi dhe PSG janë të destinuara të ndahen. Kontrata po skadon dhe vështirë se do të rinovohet me vullnetin e të dyja palëve. Pleshti nuk u ambjentua kurrë nën Kullën Eifel dhe po shtyn për rikthimin e tij në Barcelonë. Klubi në anën tjetër ka vendosur të vërë bast gjithçka për Mbappé. Si në fushë ashtu edhe në nivel komunikues. Dy vite aspak idilike dhe Leo është gati të bëjë valixhet për të shkuar në shtëpi. Një shtëpi që nuk e ka harruar kurrë dhe babai i tij Jorge ka intensifikuar kontaktet me drejtuesit Blaugrana. Duhet gjetur një marrëveshje ekonomike duke pasur parasysh parametrat e rreptë të pagave të vendosura nga klubi dhe La Liga.