Channing Tatum dhe e dashura e tij e re, modelja Inka Williams, konfirmuan lidhjen e tyre në Instagram.
Tatum u pa duke e puthur Williams në një postim të ndarë në Instagram Story të modeles për të nderuar ditëlindjen e aktorit,, të shtunën.
“Gezuar për njeriun më të bukur, më të dashur, më të qeshur, më të çmendur dhe më të mrekullueshëm !!!” ka shkruar ajo në postim, duke shënuar kështu foto e parë të përbashkët në Instagram. “Faleminderit që e bën jetën të bukur dhe argëtuese.”
Williams gjithashtu ndau një foto të aktorit me vajzën e tij, 11-vjeçaren Everly, që ndan me ish-gruan Jenna Dewan.
Tatum dhe Dewan ishin të martuar nga 2009 deri në 2019. Aktorja u martua me Steve Kazee në 2018, dhe tani kanë djalin 5-vjeçar Callum dhe vajzën 10-muajshe Rhiannon.
Pas divorcit të tij, aktori i “Magic Mike” nisi një lidhje me Jessie J dhe pastaj me Zoë Kravitz, me të cilën isjte në një lidhje për tre vjet para se të ndaheshin vitin e kaluar.
Në muajin e kaluar u bë e ditur se Tatum ka gjetur dashurinë me Williams, pasi ata u panë në një takim romantik.
Një burim afër çiftit tha për People se “Channing po ndjehet mirë. [Inka] e bën atë të lumtur”.