Meloni: Një marrëveshje e vërtetë është e nevojshme mes SHBA dhe BE

 

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një intervistë për Corriere della Sera, e përshkroi takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky në Bazilikën e Shën Pjetrit një moment historik dhe një dhuratë nga Papa Françesku.

“Mendoj se ishte një moment i bukur, dhe nga ajo që më thanë protagonistët, mund të ketë përfaqësuar edhe një pikë kthese. Ndoshta dhurata e fundit e Papa Françeskut për të gjithë ne. Mendoj se ai meritonte një funeral madhështor dhe të qetë, siç ishte, dhe mendoj se në atë përballje ballë për ballë ishte, nuk di si ta them… shpirti i tij”, tha Meloni.

Duke u ndalur te përplasjet e fundit SHBA-BE për shkak edhe të tarifave doganore të Donald Trump, Meloni tha se ka ardhur koha për një marrëveshje të vërtetë midis Unionit dhe SHBA.

“Që takimet të sjellin rezultate, nevojitet kohë, ato duhet të përgatiten me kujdes, nuk duhet të jenë formale, por përmbajtësore. Sot koha nuk është ende e pjekur. Sigurisht, ekziston pezullimi 90-ditor i detyrimeve, ka afate, por unë jam e interesuar të sjell në vend një marrëveshje të vërtetë që i shërben para së gjithash Italisë, si dhe Evropës dhe SHBA-së”, tha ajo.

E pyetur për qëndrimin italian lidhur me një marrëveshje të mundshme paqejej midis Rusisë dhe Ukrainës, ajo theksoi: “Ajo që kemi pasur që nga fillimi i agresionit rus: të qëndrojmë pranë Ukrainës, e cila, pa mbështetjen perëndimore, nuk do të kishte qenë në gjendje të mbronte lirinë e saj. Ne tani mbështesim përpjekjet e Trump dhe jemi të lumtur që Zelensky ka shprehur gatishmërinë e tij për një armëpushim pa kushte, duke demonstruar se edhe Ukraina dëshiron paqe.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top