Vijon ‘aksioni’ i arrestimeve ndaj mbështetësve të kryebashkiakut Imamoglu

Autoritetet turke kanë bërë një valë të re arrestimesh në kuadër të hetimeve për korrupsion ndaj kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Për 53 persona janë lëshuar urdhër-arreste, prej të cilëve 48 janë ekzekutuar, ndërsa personat e mbetur janë në kërkim. Arrestimet u kryen pas bastisjeve të policisë në shtëpitë e tyre herët në mëngjes. Në mesin e të arrestuarve është kunati i Imamoglu si dhe të afërm të tjerë të të pandehurve, të cilët tashmë janë lënë në paraburgim që nga vala e parë e arrestimeve.

Janë arrestuar edhe disa biznesmenë dhe drejtues të ndërmarrjes komunale të kulturës “Kultur AS”. Menaxheri i përgjithshëm, Şafak Başa dhe drejtues të tjerë të Organizatës së Ujësjellësit të Stambollit (ISKI), një kompani në pronësi të bashkisë, u arrestuan gjithashtu. Partia Popullore Republikane ankohet se Bashkia e Stambollit po bëhet në thelb joaktive dhe i lidh arrestimet e reja, veçanërisht ato në lidhje me Organizatën e Ujësjellësit, me urdhërin që kishte lëshuar disa ditë më parë për të ndaluar punimet e ndërtimit në një kompleks të madh prej 24,000 shtëpish pranë digës Sazlıdere, një nga digat që furnizon me ujë Stambollin.

Kreu i organizatës provinciale të CHP-së në Stamboll, Özgür Çelik, vuri në dukje se ISKI (Organizata e Ujësjellësit) ka njoftuar një vendim për prishjen e kantierit, lajm ky i publikuar sot në faqen e parë të gazetës opozitare Sozcu. Duke u treguar gazetarëve faqen e parë, Ozgur Çelik tha: Për këtë arsye, aktualisht janë të ndaluar drejtori i përgjithshëm i ISKI dhe drejtuesit e organizatës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top