Rama në Shëngjin/ Në varrimin e Papa Françeskut shkon Bajram Begaj

Liderët botërorë do të jenë në Vatikan këtë të premte në ceremoninë e përcjelljes së Papa Françeskut, sipas një protokolli ku do të jenë të pranishëm drejtuesit e shumë shteteve, përfshirë edhe presidentin e SHBA, Donald Trump.

Shqipëria do të përfaqësohet në këtë ceremoni nga presidenti Bajram Begaj, që ka njoftuar zyrtarisht prezencën e tij këtë të premte. Mungesa e kryeministrit Rama në lamtumirën e fundit të Papa Françeskut mund të justifikohet me angazhimin e tij në fushatën e 11 Majit. Rama udhëtoi drejt Shëngjinit dhe Velipojës këtë të premte për të folur për biznesin turistik.

Në të shkuarën, Rama ka folur shpesh për rrënjët e krishtera në besimin e familjes së tij. Ndërsa tregonte historinë e martesës se gjyshërve të tij, ai tregoi edhe emrin e pagëzimit.

“Në një nga ata daljet (gjyshi) sheh dhe fiksohet pas gjyshes dhe kështu duke i bërë serenata. Po familja nuk e pranonte në asnjë mënyrë. Gjyshi e rrëmben gjyshen me Alfa Romeo nga Shkodra në Durrës. Gjyshja i thotë pa u martuar nuk futem në shtëpinë tënde. Kështu kanë qëndruar 6 muaj në hotel në Durrës. Emrin e pagëzimit e kam Paulin, ka thënë kryeministri.

Paulini ka luajtur shpesh me besimin fetar në varësi të situatave, megjithëse nuk kuptohet pse ka munguar në një ceremoni ku do të jenë të ftuar të gjithë liderët botërorë dhe takimet me ta, mund të ishin po aq të vlefshme për fushatën e tij zgjedhore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top