Rama: Opozita, më 11 Maj do të marrin rezultatin më të keq që nga ’97 e këtej

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në “Sy m’Sy” ka ironizuar opozitën. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se ata nuk dinë të bëjnë opozitë. Sipas tij ai mund ta bëjë 1 mijë herë më mirë opozitën sesa ata.

Rama shtoi se opozita di vetëm të vetëshkatërrohen dhe të pengojnë sa të munden Shqipërinë. Ai theksoi se në zgjedhjet e 11 majit opozita do të marrë rezultatin më të keq që nga viti 1997.

“Nëse do ta bëja unë opozitën time, do ta bëja 1 mijë herë më mirë se këta. Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, por dinë vetëm të vetëshkatërrohen dhe në vetëshkatërrim e sipër të pengojnë sa të munden Shqipërinë dhe t’u nxijnë jetën njerëzve. Prandaj më 11 Maj do të marrin rezultatin më të keq që nga ’97 e këtej,” tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top