Rama: Kishte dalë sondazhisti i Trump, isha kurioz

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në “Sy m’sy” ka folur në lidhje me sondazhin e publikuar mbrëmjen e djeshme të McLaughlin & Associates. Rama theksoi se kur mori vesh që kishte dalë sondazhisti i Donald Trump ka hyrë në Youtube dhe ka parë nga kureshtja sondazhit.

Ai theksoi se çfarë nuk i dëgjuan veshët teksa shtoi se ata dolën në konkluzione se populli është i sëmurë nëse mendon se vendi po shkon në drejtimin e populli. Sipas tij është një trishtim i madh se çfarë sheh e çfarë dëgjon populli shqiptar.

“Dua ta filloj me diçka që më ka bërë realisht përshtypje, duke qenë se më thanë që kishte dalë sondazhisti i Donald Trump në një nga kanalet televizive, hyra në Youtube, për të parë se kishte dalë ky sondazhisti i Donald Trump dhe isha kurioz se ai është interesant dhe i veçantë, në fushatën amerikane ishte kundër rrymës. Shumica dërrmuese jepnin Kamala Harris fituese. Në fund i dolën parashikimet. Aty kishte inserte, që kishte pjesëza të emisionit.

O perëndi e madhe, çfarë më kanë parë sytë e dëgjuart veshët. Ishte një trishtim i madh se çfarë sheh e çfarë dëgjon populli shqiptar në pasqyrat e kënetës mediatike. Një nga konkluzionet që kishte nxjerrë sondazhisti, ne jemi më të mirët në Shqipëri, e dimë shumë mirë se çfarë mendon opinioni publik. Në një pasqyrë të tij, zotëria thoshte, vendi po shkonte në vendin e duhur 50 perqind mendojnë kështu. O çmë kanë dëgjuar veshët, disa individë aty.

Ulen atje edhe fillojnë bëjnë ndërmjetësimin mes realitetit politik, social, personazheve politike, sociale dhe po, këta. Aty konkluzionet ishin njëri më çmendurak se tjetri, njëri më i pabesueshëm se tjetri. Një konkluzion ishte se populli ishte i sëmurë, që mendon se vendi po shkon në drejtimin e duhur. një konkluzion tjetër ishte që Rama ka blerë gjysmën e popullit. Si ka arritur deri këtu pazari mediatik shqiptar? Çfarë të them,” tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top