‘Thirrje diskriminuese’: Mësohet arsyeja pse 20% e stadiumit do të mbyllet në ndeshjen Shqipëri-Serbi

Pak ditë më parë, nga FIFA në zyrat e FSHF-së mbërriti një vendim për të “mbyllur” 20 % të stadiumit në ndeshjen e ardhshme të Kombëtares shqiptare kundër Serbisë, në kualifikueset e Botërorit.

Kjo për shkak se gjatë ndeshjes Shqipëri-Andorrë, ka pasur thirrje diskriminuese nga tifozët kuqezi. Një lajm që nuk u prit mirë në opinionin sportiv dhe pati reagim të fortë nga grupimet e tifozëve.

“Panorama Sport”, me burimet e saj në FIFA, ka zbuluar dokumentin që tregon me detaje procedimin disiplinor që ka bërë delegati, në ndeshjen me Andorrën. Aty faktohet se thirrjet diskriminuese kanë lindur nga sektori N103, (bllok ku ishin vendosur grupimet Tifozat Kuq e Zi dhe Iliryan Elite).

Në shënimet që ka mbajtur në dosje delegati, tregohet fare mirë sektori, minuta dhe thirrjet e regjistruara me video në gjuhën shqipe, të cilat janë përkthyer në atë angleze, sa kanë zgjatur ato dhe sa herë janë përsëritur.

Nga tifozët shqiptarë ka pasur thirrje: “Vriti, vriti serbët” dhe po ashtu: “Vrite, shkatërroje, Serbinë masakroje”. Këngë të cilat janë kënduar në minutën e tretë të takimit dhe kanë shkelur Kodin Disiplinor të FIFA-s, në lidhje me nxitjen e urretjes etnike dhe diskriminimin. Më datën 2 prill, FSHF-ja është informuar për diçka të tillë dhe pas disa ditëve ka ardhur dhe vendimi për “mbylljen” e 20 % të stadiumit për ndeshjen e ardhshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top