Rama thirrje grave socialiste: Turruni burrë më burrë, kokën mbrapa, çelësin mbyllur brenda!

Sa më shumë vite kalojnë në krye të qeverisë, aq më pak e mban kryesocialisti Edi Rama dehjen nga pushteti. Kjo duket nga batutat në takimet me gratë dhe vajzat për fushatën e 14 Majit, në vitin e tij të dhjetë në pushtet.

Rama e lëshoi gojën në fund të takimit në Pogradec, pasi kishte folur për gjysëm ore për Berishën dhe Metën. Në fund iu drejtua grave të Pogradecit me thirrjen që të të turren “burrë më burrë”, ta mbajnë kokën mbrapa e çelësin brenda.

“Tani turruni nëpër gjitone, edhe burrë më burrë, koka mbrapa, çelësi mbyllur brenda! Faleminderit!” ishte thirrja me të cilën Rama mbylli fjalimin e tij duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit, që nuk dihet se çfarë kuptuan nga fjalët e tij.

Pas kësaj mbylljeje që i bëri fjalimit, Rama kërkoi edhe një herë ritmet tallava me të cilin përcolli të ftuarit në takim. Video e takimit në Pogradec më poshtë:

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top