Berisha: Organizatat kriminale që kryejnë krime zgjedhore i shpallim terrorist

 

Sali Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit do të fitohen bindshëm nga Partia Demokratike, nëse do të jenë të lira, të paktën sipas sondazheve që ka bërë opozita, shkruan A2 CNN.

I pyetur në konferencë për mediat për deklaratën e Ramës mëngjesin e të enjtes, kur tha se PS do të marrë më shumë mandate se zgjedhjet e kaluara (74), Berisha u përgjigj: “Sipas manipulimeve që ka dhe ai beson gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre. Sondazhet tona tregojnë se në zgjedhjet e lira, fitimtar absolut është PD, dhe me zgjedhje të lira, partia e kthimit kthehet në vitin 1992”.

Ai shtoi se zgjedhjet janë nën monitorim të rreptë nga ndërkombëtarët. “Mund të ju them ju se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi nuk janë mbajtur dy hiring ndërkombëtar për zgjedhjet në Shqipëri, siç ndodhi javën e kaluar në Këshillin e Europës dhe Parlamentin Europian, çka do të thotë se nuk ka më sy të mbyllur, por janë të hapur katërcipërisht dhe prozhektorët, jo vetëm tonë, por edhe të Europës dhe miqve tanë kudo, janë të përqendruar në këtë proces zgjedhor. Delegacione nga më të rëndësishme të OSBE-së vizituan Shqipërinë pikërisht për zgjedhjet”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top