Moti i keq, pezullohen lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

 

Për shkak të kushteve atmosferike të paqëdrueshme kapiteneria e portit në Vlorë ka njoftuar sot pezullimin të lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit për shkaqe sigurie.

Megjithatë në njoftim theksohet se kjo masë nuk është e vlefshme për tragetet. Tragetet e linjës Vlorë – Brindisi – Vlorë do të vijojnë në operojnë normalisht.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 17.04.2025 duke filluar nga ora 08:00 datë 17.04.2025 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE në forcën deri bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.Është ndaluar paisja me leje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit duke filluar nga orët e para të ditës së sotme.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.Përmirësimi i motir pritet në orët e mbrëmjes së sotme”, thuhet në njoftim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top