Berisha: Do investojmë për infrastrukturën turistike

Kryedemokrati Sali Berisha ka organizuar ditën e sotme një takim me shoqatat e turizmit. Gjatë bashkëbisedimit, Berisha tha se gjatë mandatit të tij, do të investojnë për infrastrukturën turistike. Berisha shtoi se ka disa investime të cilat i konsiderojnë shumë problematike duke marrë kështu si shembull aeroportin e Vlorës, i cili sipas kryedemokratit duhej të ndërtohej në vend tjetër dhe jo aty ku është aktualisht.

PJESË NGA FJALIMI:

“Ne do investojmë për infrastrukturën turistike. Natyrisht disa investime ne i konsiderojmë shumë problematike. Ne e konsiderojmë shumë problematik aeroportin e Vlorës. Jo se nuk duhej të ndërtohej, por jo aty ku u ndërtua. Kanë filluar që tani refuzimet e bashkëpunimit sepse aeroporti godet habitatin mijëravjeçar, të cilin ti nuk mund ta ndërtosh kurrë. Atë e ka ndërtuar natyra. Ne kishim përcaktuar një zonë midis Vlorës dhe Fierit në tokë të kripur. Shkaku që u spostuam nga Akërnia, nga aty ku është, ishte pikërisht habiteti, sepse ne duhej të qëndronim larg habitatit.

Por edhe ai midis Vlorës dhe Fierit, i shërbente Beratit, i shërbente jugut, pra merrte një rreze më të madhe.
Këta e shndërruan aeroportin e Vlorës në një burim të madh vjedhje dhe pasurimi. Sa herë shkon Lubia, thotë se ky është aeroporti më i madh i Ballkanit, duke mos kuptuar se në të njëjtën kohë thotë se është hajdutja më e madhe e Ballkanit. Se të pretendosh të ndërtosh ti në një qytet me 80 mijë banorë dhe gjithsej 20 mijë shtretër, të ndërtosh aeroportin më të madh të Ballkanit do të thotë se je e çmendur pas hajnisë. Aeroporti ndërtohet me etapa. Vijnë dhe shtohen fazat siç po bëhet me Rinasin. Por të ndërtosh një aeroport ku do paguash 600 mijë bileta. Domethënë, kontrata thotë se çdo biletë nën 600 mijë, do paguhet nga shteti, kjo do të thotë të gjobitësh vendin tënd pse mbush baulet Rama me Lubinë. Po këto janë probleme që do i zgjidhë transparenca dhe parimi pastrimi i shtëpisë që kemi ne në program,” tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top