Berisha për Dumanin: Ta harrojë të ndryshojë Kushtetutën për të zgjatur mandatin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për kreun e SPAK, Altin Dumani, gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot nga selia blu. Berisha e kritikoi Dumanin se po kërkon të ndryshojë Kushtetutën me qëllim zgjatjen e mandatit të tij në krye të Prokurorisë së Posaçme.

Sipas Berishës, një veprim i tillë është i papranueshëm dhe tregon se Dumani ka frikë nga pasojat e punës së tij si drejtues i SPAK.

“Ta harrojë! Kushtetuta nuk ndryshon për karrigen e tij. Nëse ke kryer detyrat në përputhje me ligjin, nuk ke pse të kesh frikë nga puna jote,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se nuk është e lejueshme që një prokuror të ushtrojë kontroll mbi gjykatësin e një çështjeje, dhe kërkoi ndryshime urgjente për ta ndaluar këtë praktikë.

“Kushtetuta do të ndryshojë, por për të hequr të drejtën që prokurori të kontrollojë gjykatësin. Kjo nuk ndodh askund në botë,” tha Berisha.

Në vijim, ai kritikoi performancën e SPAK, duke theksuar se përkundër pritshmërive, nuk ka pasur asnjë dënim serioz nga Dumani ndaj kriminelëve apo zyrtarëve të korruptuar.

“Ku i ke dënimet ti? Asnjë! Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë dhjetëra dënime të përjetshme për kriminelë të rrezikshëm. Ti s’ke asnjë, se bën pazare,” shtoi ai.

Berisha përfundoi duke e cilësuar Dumanin si të “obsesuar” me qëndrimin në post dhe paralajmëroi se “nëse nuk ka punuar me integritet, do të japë llogari”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top