Dumani në KLP/ Ambasada amerikane konfirmon mbështetjen për SPAK

Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton në lidhje me punën e Prokurorisë së Posaçme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Përtej shifrave që Dumani po prezanton para anëtarëve të Këshillit, vihet re se ai u shoqërua nga përfaqësues të OPDAT dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Disa muaj më parë, kur Donald Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë u aludua për një braktisje të mbështetjes amerikane ndaj Prokurorisë së Posaçme. Ishte kryeministri Edi Rama që duke folur për rolin e tij si garant i pavarësisë së SPAK deklaroi se “Amerikanët i tërhoqën ushtarët nga SPAK”.

“Nuk na hapi luftë Amerika se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të mbështetur SPAK. Nuk janë më aty. Ja ku është SPAK prapë aty. Kush po e mban tani?” u shpreh Edi Rama duke konfirmuar hamendësimet për lënien e prokurorisë së posaçme jashtë ndikimit të ambasadës amerikane.

Prezenca e përfaqësuesve të OPDAT dhe të ambasadës në takimin e sotëm tregon të kundërtën, që kjo mbështetje mbetet e njëjtë pavarësisht ndryshimit të administratës në Departamentin e Shtetit. Më herët, Rama ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të 11 Majit do të “standartizojë” drejtësinë e re, ndërsa Berisha ka premtuar shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme, por vetëm pas një konsultimi me Komisionin e Venecias.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top