Konferenca e 4-t me BE, Antonio Costa: Në maj vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Këshillit të Evropës Antonio Costa ka komentuar hapjen grupkapitujve të dytë për Shqpërinë ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij, Costa ka theksuar se zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor është përparësi. Duke folur për rajonin, Costa theksoi se në mes të muajit Maj do të bëj një tur vizitash në vendet e Ballkanit Perëndimor për të rritur bashkëpunimin.

“Së pari, është gjithmonë kënaqësi që të takohemi e të flasim me Ramën. Së dyti, sepse zgjerimi drejt BP është përparësi e qartë për BE dhe investimi më i rëndësishëm gjeo-stratregjik për paqen, begatinë dhe stabilitetin e kontinentit tonë. Inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim. Sot çelim grupkapitullin tjetër dhe ambicia jonë është të çelim edhe të tjerë gjatë këtij viti. Kjo është e rëndësishme për BE dhe Shqipërinë por mendoj se është shenjë për të gjithë rajonin, se mënyra më e mirë për të garantuar mirëqenien dhe paqen në BP është BE dhe anëtarësimi në të. Do të vizitoj personalisht rajonin në mes të muajit maj, në të 6 vendet e rajonit, për të rritur bashkëpunimin. Kjo është mundësi e mirë për të folur për samitin e Komunitetit politik që do të mbahet më 16 Maj. Evropa është më shumë se BE, por është më e rëndësishme që të jemi të gjithë së bashku dhe të bashkuar sepse kështu jemi më të fortë dhe bota ka nevojë për një Evropë më të fortë,” tha Costa.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top