Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare fituesi i çmimit Nobel për Letërsinë

Mario Vargas Llosa, një figurë e madhe në letërsinë dhe kulturën e Amerikës Latine, ka vdekur në moshën 89-vjeçare.

Fituesi i Nobel në Letërsi për vitin 2010 ndërroi jetë në vendlindjen e tij Peru. Lajmi u bë i ditur nga djali i tij Alvaro në një postim ku shkruan: “Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se babai ynë Mario Vargas Llosa ka vdekur në Lima, i rrethuar nga familja dhe në paqe”.

I lindur në Arequipa më 28 mars 1936, shkrimtari dhe dramaturgu kishte rreth dy javë që kishte festuar 89-vjetorin e lindjes. Sipas dëshirës së familjes, ceremonia e varrimit do të jetë privat dhe sipas dëshirës së shkrimtarit, eshtrat e tij do të digjen.

Ndër romanet e tij, “Qyteti dhe qentë” dhe “Shtëpia e gjelbër”. Me më shumë se 50 vepra në emrin e tij, Vargas Llosa fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë në vitin 2010 kur anëtarët e jurisë e quajtën atë një “shkrimtar me dhunti hyjnore”.

Përshkrimet e tij të autoritarizmit, dhunës, duke përdorur gjuhë të pasur, e bënë atë një yll të lëvizjes letrare Boom të Amerikës Latine.

Në fillim, dashamirës ndaj ideve të krahut të majtë, ai u zhgënjye me kauzat revolucionare të Amerikës Latine, duke kandiduar, por pa sukses, për presidencën peruane me një parti të qendrës së djathtë në 1990.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top