Prapaskenat e kontratës së re, Salah refuzoi ofertën marramendëse nga Arabia Saudite

Mohamed Salah do jetë pjesë e Liverpoolit të paktën deri në mesin e vitit 2027. “Faraoni” egjiptian rinovoi me klubin e Premier League edhe për dy sezone të tjera, çka do të thotë se do qëndrojë në ishull për dhjetë vite. Paçka lajmeve për një largim nga Liverpooli, më 11 prill erdhi edhe zyrtarizimi i kontratës së re.

Sipas BBC, spekulimet për një largim të supozuar nuk kishin të bënin me anaën financiare. Nëse paratë do të ishin prioriteti i Salah, ai do t’i ishte bashkuar tashmë Superligës së Arabisë Saudite, e cila vetëm kohët e fundit hoqi dorë nga shpresa për ta joshur.

Oferta financiare ishte marramendëse, thuhet se ishte 550 milionë euro dhe kërkesa për të çuar në ‘shtëpi’ një prej futbollistëve më ikonë të botës arabe ishte e pamohueshme.

Tanimë Salah kërkon titullin e 20-të për Liverpoolin në Premier League, trofeun e dytë në Ligën e Kampioneve dhe nga ana personale “Topin e Artë”.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top