Dhuna “live” në TCH/ Zbardhet dëshmia e Jozit në Polici: Gjesti më ka provokuar gjatë gjithë lojës!\

Është zbardhur dëshmia e dhënë në Polici e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.6 në kryeqytet, pas dhunës së ushtruar ndaj Gjestit (Besard Kelmendit) në “Big Brother Vip Albania 4”.

Në deklaratën e tij para uniformave blu, Jozi ka thënë se aktin e ka kryer nga gjaknxehtësia, teksa sipas tij, Gjesti e ka provokuar gjatë gjithë lojës.

“Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!”, mësohet se ka deklaruar Jozi.

Pas dëshmisë, Jozefin Marku u la sërish i lirë nga Policia, dhe u procedua penalisht.

Akti i dhunësndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të spektaklit të “BBVA” në Top Channel, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin, pasi u eliminua nga gara, duke e rrëzuar në tokë. Kjo nuk është hera e parë që në një televizionin Top Channel regjistrohen akte dhune.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top