Temperaturat pësojnë rritje, zbuloni si do të jetë moti ditën e sotme

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta përgjatë ultësirës perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të jetë, moti në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin shqiptar duke bërë që moti të jetë i kthjellët dhe i ngrohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 24°C vlera maksimale e cila do të regjistohet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë mesatare, gjatë paradites por e fortë pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top