Kurti mirëpret njohjen nga Sudani: Faleminderit presidentes Osmani dhe partnerëve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gëzim për njohjen e Kosovës nga Sudani, duke theksuar se kjo është një tjetër njohje e rëndësishme për shtetin dhe një mundësi më shumë për miqësi për popullin e Kosovës.

Në një deklaratë të tij, Kurti ka uruar qytetarët e Kosovës dhe ka shprehur falënderimet e tij për presidentin e Sudanit për këtë vendim. Po ashtu, ai ka falënderuar edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për angazhimin e saj dhe ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme nga miqtë dhe partnerët e Kosovës.

“Shteti ynë ka fituar një njohje të re dhe populli ynë ka fituar një mik të ri. Jemi të lumtur për njohjen e Kosovës nga Sudani, që vjen pak javë pas njohjes nga Kenia. Shpresojmë që marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy shteteve do të vazhdojnë të thellohen dhe forcohen”, ka thënë Kurti. Ai ka përgëzuar qytetarët e Kosovës dhe ka falënderuar presidentin e Sudanit për këtë hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve, si dhe ka falënderuar presidenten Osmani dhe aleatët për mbështetje të vazhdueshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top