Sulme me raketa në Ukrainë, një person i vrarë dhe 25 të plagosur

Rusia ka nisur një seri sulmesh me raketa në Ukrainë, duke sulmuar për herë të dytë në tre ditët e fundit para se të agonte mëngjesi.

Një person mbeti i vrarë në rajonin e Hersonit, ndërsa 25 persona, përfshirë këtu tre fëmijë, mbetën të plagosur në Dnipropetrovsk.

Një nga objektivat kryesore ishte qyteti Pavlohrad, pranë Dnjepërit. Një zyrtar i emëruar në atë zonë nga Rusia tha se ishin goditur burimet që do ta mundësonin një ofensivë ukrainase. Duke shkruar në platformën Telegram, zyrtari Vladimir Rogov tha se raketat synonin infrastrukturën hekurudhore dhe depot e karburantit.

Nëntëmbëdhjetë blloqe apartamentesh të larta, 25 shtëpi private, gjashtë shkolla e kopshte dhe pesë dyqane mbetën gjithashtu të dëmtuara.

Administrata ushtarake ukrainase e Dnipropetrovsk e përshkroi atë si një “natë dhe mëngjes tragjik”. Rundi i fundit i sulmeve me raketa në orët e para të mëngjesit vjen vetëm disa ditë pasi 23 persona u vranë në sulmet që synonin qytetin në Ukrainën qendror, Umanin. /REL

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top