Pas Trump, edhe BE pezullon tarifat doganore për 90 ditë

Bashkimi Evropian ka pezulluar tarifat e reja doganore ndaj SHBA për 90 ditë për të lënë kohë për negociata me Donald Trump.

Ky vendim vjen pas atij të presidenti amerikan mbrëmjen e së mërkurës për të ‘ngrirë’ tarifat për vendet që nuk ishin hakmarrë ndaj valës së tij të parë të tarifave.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se po japin një shans për negociata.

“Ne morëm parasysh njoftimin e Presidentit Trump. Ne duam t’i japim një shans negociatave. Ndërsa finalizojmë miratimin e kundërmasave të BE-së që u mbështetën nga shtetet tona anëtare, ne do t’i vendosim ato në pritje për 90 ditë. Nëse negociatat nuk janë të kënaqshme, kundërmasat tona do të fillojnë. Puna përgatitore për kundërmasa të mëtejshme vazhdon. Siç e kam thënë edhe më parë, të gjitha opsionet mbeten në tavolinë.”, ka shkruar Von der Leyen.

Blloku evropian do të niste kundërtarifat doganore për rreth 21 miliardë euro të importeve amerikane nga e marta e ardhshme në përgjigje të tarifave prej 25% të Trump për çelikun dhe aluminin. Ndërkohë, ende po vlerëson se si t’i përgjigjet tarifave të makinave amerikane dhe taksave më të gjera prej 10% që janë ende në fuqi.

Vendimi i papritur i Trump të mërkurën për të ndalur shumicën e tarifave doganore rimëkëmbi tregjet e goditura globale. Ndryshimi i qëndrimit të tij erdhi më pak se 24 orë pas hyrjes në fuqi të tarifave të reja, që shkaktoi episodin më të paqëndrueshëm të tregut financiar që nga pandemia Covid-19.

Ndërkohë, tarifat prej 104% ndaj Kinës vazhdojnë ndërsa kundërmasat e kësaj të fundit prej 84% hynë në fuqi sot.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top