​Lewandowski hyn në historinë e Ligës së Kampionëve

Me dygolëshin e tij kundër Borussia Dortmundit, Robert Lewandowski tani ka shënuar 11 gola në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Polaku bëhet kështu lojtari i parë në histori që ka shënuar të paktën 10 gola në një sezon të vetëm të Champions League me tre skuadra të ndryshme: Dortmund, Bayern Munich dhe Barcelona.

Në karrierën e tij ai ka shënuar 726 gola, 99 me Barçën dhe 40 gola këtë sezon në të gjitha garat.

Ndryshe, Barcelona e mposhti Borussia Dortmundin me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke bërë kështu një hap të madh drejtë gjysmëfinales së kësaj gare.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top