Shtyhet për më 18 prill seanca në Gjykatën e Elbasanit për Safet Gjicin

Seanca e sotme në Gjykatën e Elbasanit për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici është shtyrë për një moment të dytë. Gjici kërkon lirimin me kusht për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi por seanca që ishte planifikuar të mbahej në orën 10:00 me dyer të hapura u shty për shkak të mungesës që prokurorëve të çështjes.

Raportohet se prokurorët në një trajnim me OSBE për zgjedhjet e 11 Majit. Seanca e radhës bëhet me dije se do të mbahet më 18 prill në orën 13:00. Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të 2024 viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për “korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top