Rama: Zero shanse që këneta të bindë shumicën, do dilni shumë të trishtuar më 11 maj

Kryeministri Edi Rama në daljen e tij të përditshme në rrjetet sociale ka sulmuar opozitën duke thënë se ajo ka shënuar humbje të herëpashershme, ndërsa shtoi se drejtuesit e saj i meritojnë këto disfata.

Sipas Ramës, edhe partitë e reja, të cilave iu referohet si “moçalishte”, kanë të njëjtën gjuhë si kreu i PD-së, Sali Berishës.

“Lavdi zotit vinin shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që mbanin të gjallë turizmit, se të huajt numëroheshin me gishtat e dorës dhe flisnin keq për Shqipërinë për llumin që ishte ktu. Kjo zero zero zero, në fakt është zero shanset që ka këneta që të bindi shumicën që nuk është kënetë. Prandaj vetëm humb, humb, humb.

Unë e kuptoj se pse ata që janë në krye të punëve të kënetës, pse bufi i kënetës meritojnë të humbin. Pse meriton ti të humbësh, të rrish ti atje dhe të bëhesh qesharak. Pse një shqiptarë i zakonshëm duhet të rrijë në një pozitë qesharake dhe të mbyllë sytë dhe të mos shikojë gjërat që duken. Por faktet janë fakte. Mund të ishin gjërat më mirë, por kush është këtu që mund t’i bëjë gjërat më mirë? Bufi i kënetës apo moçalishtet e reja që bëjnë të njëjtat lloje zotimesh, të njëjtën gjuhë, të njëjtat metode, mllef e mllef. Nuk ka. E ke mundësinë të mos bëhesh qesharak.”, tha Rama.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top