Rama: Do ta nisim fushatën me një cikël takimesh

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e sotme komunikimin e tij në rrjetet sociale në rubrikën “Sy m’Sy”. Rama në nisje të fjalës ka rikujtuar se nesër do të nisë zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Ai theksoi se fushata do të ketë një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë. Rama theksoi se do të ketë takime edhe me gra e vajza teksa i cilësoi si fuqinë kryesore të PS-së.

“Nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 majit. Ne nesër do ta nisim fushatën zyrtare me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë. Natyrisht që në këtë cikël takimesh, ne do të jemi së bashku me fuqinë tonë kryesore, që janë gratë dhe vajzat. Por të vazhdojmë me çastin e tanishëm dhe jam në dispozicion t’i përgjigjem pyetjeve tuaja,” tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top