Parashikimi i motit: Temperaturat drejt rritjes

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore do të jetë moti në zonat malore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave duke sjellë momente me pika shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër duke lënë zonat bregdetare dhe kryesisht Jugun pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 gradë në orët e mëngjesit por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke u luhatur nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top