Super Rice e Merino, Arsenal shemb Real Madrid: Frattesi fundos Bayern, feston Inter

Arsenal fiton ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League kundër Real Madrid. “Gunners” dhurojnë një mbrëmje magjike para tifozëve të tyre, me “Emirates Stadium” që shijon një fitore të thellë 3-0, që do të mbetet në histori. Gjithçka ndodh në pjesën e dytë, kur Declan Rice shënon dy herë nga goditja e dënimit në minutat 58’ dhe 70’, përpara se Merino të vulosë rezultatin në minutën 75’. Tani skuadra e Mikel Arteta do të udhëtojë drejt “Bernabeut” me një avantazh shumë të madh.

BAYERN MUNICH 1-2 INTER

Inter mposht 1-2 Bayern Munich në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League dhe siguron një avantazh shumë të vlefshëm përpara ndeshjes së kthimit që do të luhet më 16 prill në “San Siro”. Zikaltërit vuajnë gjatë përballë intensitetit të gjermanëve, të cilët godasin edhe një shtyllë me Harry Kane, por në minutën e 38’ e zhbllokojnë rezultatin me një aksion perfekt, që finalizohet në mënyrë të shkëlqyer me të jashtmen nga Lautaro Martinez pas një pasimi me thembër të Thuram.

Në pjesën e dytë Inter mbyllet në mbrojtje dhe në minutën e 85’ pëson golin e barazimit nga Thomas Müller, por vetëm tre minuta më vonë është Frattesi, në kundërsulm, që i jep sërish avantazhin skuadrës së Inzaghit. Festa është e madhe për trajnerin italian, që tani mund të ëndërrojë shumë. Kjo fitore 1-2 do të mbahet mend gjatë nga tifozët zikaltër, një triumf historik i Inter ndaj një Bayern që prej 4 vitesh dhe 22 ndeshjesh nuk kishte humbur në shtëpi në Champions. Edhe pse kualifikimi mbetet i hapur, kjo fitore tregon se skuadra e Simone Inzaghit është tashmë mes më të mirëve të Europës dhe mund të synojë gjithçka.

ARSENAL 3-0 REAL MADRID

Dy goditje të peneluara nga goditja e dënimit të Declan Rice prej 25 metrash mposhtin Real Madrid, ndërsa goli i tretë i Merino në pjesën e dytë vulos një fitore madhështore dhe praktikisht siguron kualifikimin e Arsenal në gjysmëfinale të Champions League. Pas një pjese të parë të balancuar, me raste nga Saka për vendasit dhe Vinicius për miqtë, dhe me pritje të mira nga Courtois dhe Raya, në pjesën e dytë është Arsenal që dominon plotësisht.

 

Në minutën e 58’ Rice shënon një gol spektakolar me goditje dënimi, duke e anashkaluar murin dhe duke befasuar Courtois. Në minutën e 70’ anglezi shënon sërish nga goditja e dënimit, këtë herë nga një pozicion më anësor. Vetëm pesë minuta më pas, në minutën e 75’, Merino shënon golin e tretë pas një pasimi të Lewis Skelly. Të mërkurën e ardhshme, ndeshja e kthimit do të luhet në “Santiago Bernabeu”.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top