Të shtëna me armë zjarri në Virxhinia, humbin jetën 3 persona

Të shtënat me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e djeshme në Virxhinia. Si pasojë tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Autoritetet vendase thanë se të shtënat mund të jenë kryer nga më shumë se një autor dhe se ende nuk ka asnjë arrestim për ngjarjen.

Motivet e ngjarjes së rëndë po ashtu nuk dihen, por një zëdhënëse e zyrës së sherifit tha se është përjashtuar mundësia që të ketë ardhur nga një konflikt në familje.

Të shtënat u raportuan rreth orës 17:30 në Olde Greenwich Circle, një rrugë me banesa në qarkun Spotsylvania rreth 60 milje në jugperëndim të Uashingtonit, DC, tha zyra e sherifit.

Autoritetet vijojnë me ërkimet për kapjen e autorit/ëve dhe janë gjithashtu bëhet me dije se janë ngritur dronë nga policia mbi një zonë të pyllëzuar pranë rrugës.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top