Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka njoftuar sot se së fundi po shpërndahet shpesh një mesazh telefonik, që është tërësisht i rremë.
“Përshëndetje, ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një mikut tim, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo është shumë e rëndëisishme për të. Faleminderit shumë!”,-shkuhet në mesazhin e rremë.
Bëhet fjalë për një mesazh që kërkon të votohet në një sondazh. Mesazhi po shpërndahet në rrjetin whatsapp, i instaluar si aplikacion në pasjisjet telefonike të abonentëve të ndryshëm telefonikë. Autoriteti bën thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes, pasi ky mesazh është mashtrues dhe ju vjedh llogarinë dhe të dhënat e Whatsapp.