Kryemadhi kërkoi revokimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk e pranon

Monika Kryemadhi i ka kërkuar GJKKO revokimin e masës së sigurimit ndaj saj.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi mospranimin e kërkesës nga Kryemadhi. Kryemadhi ndodhet nën masës e sigurisë detyrim paraqitjeje, e akuzuar për korrupsion dhe fshehje pasurie.

Njoftimi i GJKKO:
Kërkuesi Monika Kryemadhi me datë 02.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokim i masës së sigurimit”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 260 dhe 246/6 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 195, datë 07.04.2025, vendosi:
Mospranimin e kërkesës së kërkueses Monika Kryemadhi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 5 (pesë) ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 07.04.2025

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top